Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 2.557 testimeve të kryera kanë rezultuar 340 raste të reja me koronavirus, numri më i madh i tyre është nga Shkupi, 198 gjithsej. Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 526 të infektuar. Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kovid-19, ndërsa sipas regjistrit ‘Termini Im’, në periudhën kohore nga 16.02 deri 04.03.2022 kanë humbur jetën edhe 9 persona të tjerë si pasojë e infektimit me kovid. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 300.106, i të shëruarve në 288.761, të vdkeurve në 9.097, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive rezulton në 2.248.