Në 12 ditë luftime në Ukrainë, raportohet se mbi 1.7 milion banorë kanë lëshuar shtëpitë e tyre

Mbi 1.7 milion ukrainas kanë lëshuar vendin e tyre për 12 ditë sa po zgjatë agresioni rus ndaj Ukrainës. Në qytetin Kharkiv dhjetëra-mijëra qytetarë prisnin në stacionin hekurudhor, shkruan Alsat.

Deri në fund të javës, pritet që bilanci i refugjatëve të kalojë mbi 2 milion. Ukrainasit kryesisht kërkojnë strehim në Poloni, Rumani dhe Moldavi. Autoritetet polake kanë rritur numrin e vullnetarëve nëpër pikat kufitare.

“Po përpiqemi të organizojmë ushqimin dhe vendet ku të pushojnë, e posaçërisht tenda të ngrohta. Është gjithashtu e vështirë për ne të shohim fëmijë zemërthyer. Po mundohemi t’i zbusim traumat e tyre duke i dhënë ëmbëlsira”, tha Suzana Koseva, Vullnetare nga Polonia.

Disa refugjatë kanë udhëtuar me ditë të tëra. Kjo për shkak se rruga përmes të cilës janë evakuuar ka qenë shënjestër e ushtrisë ruse.
“Kemi ikur nga shtëpia më 24 shkurt në orën 5 të mëngjesit. Ishim nën sulm dhe gjithçka rreth nesh u shkatërrua. Ika nga shtëpia me dy djemtë e mi. Një javë u strehuam në një qytet tjerët, pastaj dolëm dhe tani kemi bërë dy ditë rrugë deri sa arritëm në Poloni”, u shpreh Julia Ovstrovkaja, Refugjate.

Shumë familjeve në Moldavi po strehojnë gra dhe fëmijë. Gratë dhe fëmijët që janë larguat thonë se kanë lënë më të afërmi e tyre në frontin e luftës.

“Unë me fëmijët u largova nga Kievi, ndërsa burri im dhe prindërit e tij mbeten aty. Ai gjithashtu ka një vëlla i cili është armatosur dhe po lufton për çlirimin e vendit. Edhe prindërit e mi dhe vëllai im janë në Ukrainë. Na u deshën 12 orë për të ardhur deri në kufirin me Moldavinë”, pohoi Anastacsia Luybimova, Refugjate.

Ushtria ruse mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur hapjen e korridoreve, por duke potencuar se gjatë evakuimin nuk guxon të ketë artileri ushtarake e cila mund të cenoje trupat rus. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi tha se ditë më parë ushtria ruse sulmoi korridoret për shkak se inteligjenca ushtarake kishte zbuluar se në mesin e tyre janë kamufluar trupa të armatosur ukrainas.

“Sot ka korridore të hapura nga Kievi në Gomel, dy korridore Mariupol-Zhaporzhzhia dhe Rsotov-Don, një nga Kharkivi në Belgorod dhe dy të tjerë nga Sumy në Belgorod dhe Poltava”, tha Igor Konashenkov, Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, Rusi.

Shefi i diplomacisë Evropiane, Jozef Borell ka deklaruar se pritjet e BE-së janë që të paktën 5 milion refugjatë nga Ukraina të kërkojnë strehim në shtetet Evropiane. Përveç në Poloni, Rumani dhe Moldavi, një pjesë e shtetasve Ukrainës, kryesisht banues në krahinën e Dobasit kanë kërkuar strehim në Rusi.