A po përmirson Misioni im gjendjen e Vendit ku un shërbej ?! – Alban Jashari nga Struga

A po përmirson Misioni im gjendjen e Vendit ku un shërbej ?!

Ne jemi dëshmitarë të kohës dhe kemi parë që vendet me zhvillim më të mirë ekonomik janë ata që kanë Qeverisje të mirë, dhe Qeverisja e mirë vjen nga liria e komunikimit.

Ajo vjen nga mbarimi i Korrupsionit, vjen nga një popull që mund të shkojë në Internet, dhe të thotë, ‘Ky politikan është i korruptuar, ky Administrator, apo ky Zyrtar Publik është i Korruptuar’.

Askush nuk duhet të hyjë në politikë nëse dëshiron të pasurohet ose nëse pret një shpërblim të duhur për shërbimet e tij.

Një nëpunës i ndershëm publik nuk mund të bëhet i pasur me Politikë.

Ai mund të arrijë madhështinë dhe kënaqësinë vetëm përmes Shërbimit.

Pavarësisht se cili është misioni juaj, keni një Ide në kokën tuaj.

Harrojeni modelin, pavarësisht nëse shërbeni në Qeveri ,një Organizatë jo-fitim prurëse apo një Organizat fitim prurëse.

Bëni vetes pyetjen më të rëndësishme: A po përmirëson misioni im gjendjen e Vendit ku un shërbej ?
A jeni të sigurt për këtë gjë ?!

Kërkoni ta zbuloni këtë gjatë gjithë kohës. Dhe nëse mundeni, ndryshoni misionin tuaj në parim të së Drejtës gjith përfshirëse .

Pjesa jonë është të ndjekim me Qëndrueshmëri atë që është e drejtë, duke mos u kthyer as Djathtas dhe as Majtas për Intrigat apo Mashtrimet Popullore të Ditës.

Ju siguroj që miratimi Publik në fund të ditës do të jetë me ju .