Regjistrohen 457 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë bën me dije, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik se në 24 orët e fundit:

Janë kryer 2730 analiza dhe janë regjistruar 457 raste të reja me KOVID-19.

Shkupi – 246, Velesi – 25, Manastiri – 24, Prilepi – 22, Tetova, Kavadari dhe Resnja – 17, Kumanova – 15, Gostivari dhe Gjevgjelia – 10, Shtip – 7, Ohri dhe Sveti Nikole – 6, Strumicë, Kërçova, Negotino dhe Kriva Pallanka – nga 5, Koçani – 3, Struga, Probishtip, Kratovë dhe Demir Kapi – nga 2, Dibër, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1.

Nga numri total i pozitivëve (457), janë regjistruar 74 riinfeksione.

Janë regjistruar 447 të shëruar nga: Shkupi 267, Velesi 34, Kumanova 24, Kavadari 18, Manastiri 15, Prilep 14, Dibër 13, Tetovë 11, Kërçovë 10, Strumicë 6, Gjevgjeli, Shtip. dhe Negotina – 5, Gostivari – 4, Resnja, Koçani dhe Berova – nga 3, Kriva Palanka dhe Radovishi – nga 2, Sveti Nikola, Pehçeva dhe Probishtipi – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Shkupi (76 dhe 80) dhe një i vdekur nga Kriva Pallanka (64), Radovishi (82), Prilepi (75) dhe Tetova (68). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.