Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive do të rekomandojë heqjen e certifikatave për hyrje në qendrat tregtare të mbyllura.
Lajmin e ka ndarë me opinionin kryetari i komisionit, Aleksandar Petliçkovski.
“Kemi arritur në një konkluzion më të rëndësishëm, që është të rekomandojmë heqjen e certifikatave për prezencë në qendra tregtare, pra për vendet ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave. Ky është një hap drejt lehtësimit të masave kufizuese, por sigurisht që do të jemi shumë të kujdesshëm për zhvillimin e ardhshëm sepse nuk duam të arrijmë rezultate të papritura duke refuzuar në mënyrë të papritur të gjitha masat mbrojtëse”, tha Petliçkovski.