Komisioni për Sëmundje Infektive sipas paralajmërimeve, sot do të mbajë mbledhje, në të cilën do të diskutojë për gjendjen epidemiologjike në vend.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Shëndet Publik në RMV ka 3.421 raste aktive, prej të cilëve 1.840, përcjell Telegrafi Maqedoni.
ISHP informoi dje se numri i të infektuarve, të vdekurve dhe të shtruarve në spital nga Covid-19 është në rënie. Javën e kaluar janë regjistruar 3702 raste të reja pozitive, që është një rënie prej 39.5 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Përqindja e pozitivitetit varioi nga 13.1 për qind në 24.2 për qind, mesatarisht 18.6 për qind.