Nesër në Strugë, në sallën e Kuvendit të Komunësë në orën 19, bëhet promovimi i librit “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”.
Ndërsa promovimi i këtij libri në Shkup, bëhet të enjtën, në Qendrën Kulturore, në orën 19.
Autori i librit Jusuf Buxhovi thotë për agjencinë e lajmeve INA se libri ka për qëllim të shpalos të vërten bazuar në fakte për Maqedoninë.
“Maqedonia, nga aspekti historik, etnik dhe politik trajtohet si çështje shqiptare. Fokusimi im përqendrohet te argumentimi se Maqedonia në antikë ishte pjesë e botës pellazge-ilire, në mesjetë, bashkë me Dardaninë – fundament i Bizantit, ndërsa gjatë perandorisë osmane ishte qendër e etnisë arbërote-shqiptare. Këto pikëpamje përjashtojnë fslsifikimet e historiogrsfisë greke,serbe dhe bullgare që kltë e pëvetlsojnë për qëllime hegjemoniste…”, thekson Buxhovi.
Në pjesën e fundit, që ka të bëjë me zhvillimet nga Kriza Lindore e këndej,e ku për herë të parë shfaqet edhe Maqedonia si koncept gjeografik për qëllime hegjemoniste serbe, greke dhe bullgare prej nga, në vitin 1944, Titoja e shfrytëzoi për krijimin e republikës maqedone në kuadër të federatës jugosllave, shpërbërja e ish Jugosllavisë në vitin 1991 si dhe shpallja e shteti të pavarur maqedon, shihet si një zhvillim antihistorik për rrëzimin e identitetit historik të shqiptarëve. Të trajtuar si pakicë, shqiptarët përjashtohen nga shtetformimi, me çka edhe lufta e vitit 2001 shihet e papërfunduar, ndërsa shteti maqedon, i përkohshëm dhe faktor i një krize të hapur.