Bekteshi: Nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për kufizimin e marzhës për produktet ushqimore.

Kjo do të vlejë për shitjet në pakicë dhe shumicë.

Ai tha se nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore.

“Nuk ka rritje drastike për të çmimeve të produkteve ushqimore, përkundrazi, ka ulje të çmimit ër perimet dhe frutat”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Siguron se kontrolle janë duke bërë, por fton që në rast se qytetarët vërejnë ngritje të çmimeve, ta raportojnë të njëjtën në Inspektoratin e Tregut.

“Deri në fund të ditës do të kthehen çmimet siç parashihen me ligj”, tha Bekteshi më tej.

“Nuk ka vend për panik, nuk do të ketë rritje shok të çmimeve”, siguron Bekteshi.