Kapacitet që u shfrytëzuan në krizat e kaluara me emigrantë dhe të Kovid-19, janë duke u testuar dhe shikohet nëse të njëjtat mund të futen në shfrytëzim në rast të një krize të re refugjatësh që do të dalë nga lufta në Ukrainës.
Siç bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ministritë përgjegjëse tashmë kanë marrë një obligim të tillë.
“Ministritë kanë marrë obligim që t’i shqyrtojnë kapacitetet që janë nën kompetencë dhe dispozicion të tyre. Sa janë ato funksionale dhe a do të mund t’i fusnim në përdorim menjëherë? Një një situatë të këtillë të agresionit ushtarak, presim që të kemi valë refugjatësh. Ruta e refugjatëve që ikin nga burimet e lutëse, tani për tani nuk lëviz drejt shtetit tonë”, tha Petrovska, transmeton TV21.