Macron: Kërkova nga Putin armëpushim të menjëhershëm

Në një postim të fundit në Facebook, presdenti i Francës Emanuel Macron tha se është në komunikim të vazhdueshëm me presdentit Zalenskyy. Ai thotë se me kërkesë të presidentit ukrainas ka realizuar një telefonatë me presidenti rus Vladimir Putin, ku i ka kërkuar që ti jepet fund ofansivës ruse kundër Ukrainës dhe vendesjen e menjëhershme të një armëpushimi.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me presidentin Zelenskyy. Dua të lavdëroj ndjenjën e tij të madhe të përgjegjësisë. Me kërkesën e këtij të fundit dhe duke pasur parasysh situatën humanitare, thirra presidentin Putin. Presidentit Putin, i përsërita kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ofensivës ruse kundër Ukrainës dhe këmbëngula në nevojën e vendosjes menjëherë të një armëpushimi. Me diskutimet që filluan mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, i kërkova të ndalojë të gjitha goditjet dhe sulmet ndaj civilëve dhe zonave të banuara, të ruajë të gjithë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore. Ai konfirmoi gatishmërinë për t’u përkushtuar në këto pika. Kërkova pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e popullsive civile, siç është ofrimi i ndihmës. Në këtë drejtim, Franca dorëzoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, i sugjerova presidentit Putin që të qëndrojmë në kontakt gjatë ditëve në vijim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona, shkruan ndër tjera Macron.