Takimi i së hënës me rusët, Zelensky pesimist: Le ta provojmë, por vështirë të ketë rezultat

Presidenti i ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga takimi që pritet të mbahet mëngjesin e së hënës me një delegacion rus, për një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit që po u merr jetën shumë personave.

“Do të flas sinqerisht, si gjithmonë: Nuk besoj shumë se ky takim do të ketë rezultat, por le ta provojmë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshime se unë, president i tyre, nuk u përpoqa të ndalojë luftën kur mund të ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky.

“Dhe ndërsa djemtë tanë janë atje, presidenti është këtu, shefi i shtabit është këtu, kryeministri është këtu, ushtria është këtu, komandanti i përgjithshëm është këtu. Të gjithë do të mbrojmë shtetin dhe kufijtë tanë”, shtoi ai.

Gjatë kësaj të diele, zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin, tha se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen mëngjesin e së hënës në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.