Humbjet e shumta, Rusia nxjerr armatimin e rëndë

Teksa konfliktet mes Rusisë e Ukrainës janë në ditën e tretë të tyre, ushtria ruse ka pësuar humbje të shumta, njerëzore dhe logjistike.

Duke parë vështirësitë që po has dhe rezistencën e banorëve vendas, Rusia ka nisur “shkatërruesit e qyteteve” drejt Ukrainës.

Sipas mediave ndërkombëtare, në drejtim të Ukrainës tashmë janë nisur njësitë e mortajave të rënda “2S4 Tyulpan 240mm”, të cilat njihen edhe si “shkatërruesit e qyteteve” për shkak të fuqisë së madhe të shpërthimit të predhave që hedhin.

Kujtojmë se janë 3 500 ushtarë të vrarë dhe 102 tanke të shkatërruara deri para pak orësh.

Rusia ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 536 mjete të blinduara dhe një sistem anti-ajror BUK që nga 24 shkurti, sipas ushtrisë së Ukrainës, raporton KyivIndependent.

Kremlini humbi gjithashtu mbi 3500 ushtarë, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës më 26 shkurt, ndërkohë që rreth 200 ushtarë janë kapur të gjallë dhe janë tashmë rob lufte.

Sipas mediave ukrainse, Rusia ka filluar rishpërndarjen e njësive rezerviste në zonat në kufi me Ukrainën dhe vazhdon të kryejë sulme ajrore në objektiva ushtarake dhe civilë.

Sulmet ajrore synojnë qytete si Sumy, Poltava, Mariupol dhe Kiev, të cilat u përballen me luftime të ashpra gjatë natës./albeu.com/