Krerët e shteteve të NATO-s do të zhvillojnë një konferencë online për të diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainë.
Bëhet fjalë për një mbledhje të jashtëzakonshme, në kohën kur Rusia po sulmon të gjithë territorin e Ukrainës, me ushtrinë që ka përparuar drejt Kievit.
Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.