Njësia për Punë Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër SA (77) nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”. Ai si investitor në ndërtimin e tokës në pronësi të tij, në rrugën “Boro Duni” në Strugë, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërtuar një objekt banesor edhe pse e ka ditur se është në kundërshtim me projektin bazë dhe me lejen e ndërtimit të marrë nga institucionet kompetente. . Nga kontrolli i kryer, inspeksioni ndërtimor nga komuna e Strugës, ka përgatitur raport për parregullsitë e konstatuara.
Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami