Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.
“Një takim i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Entoni Blinken, gjatë fjalimit të Zëvendës Presidentes së Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Ndajmë mendimin se së bashku jemi më të fortë si aleatë të NATO-s”, ka shkruar kryeministri Kovacevski në profilin e tij në Facebook.
Sekretari Blinken, shtoi kryeministri, shprehu mbështetjen e plotë për dialogun dhe miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe ndau dëshirën e sinqertë për të na parë së bashku në BE.
“Shtetet e Bashkuara mbeten partneri ynë i përkushtuar në tejkalimin e sfidave”, ka shkruar kryeministri Kovacevski në Facebook.