Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit prej 3.523 testimeve të kryera, kanë rezultuar 1.117 raste të reja pozitive me koronavirus, prej tyre 154 janë ri-infektime. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup me gjithsej 575 raste. Ndërkaq, në 24 orët e kaluara 14 persona kanë humbur betejën me kovid-19 , 8 prej tyre ishin nga Shkupi, 2 nga Manastiri, dhe nga një person nga Kumanova, Prilepi, Vinica, dhe Negotina. Sipas regjistrit ‘Termini im’, në periudhën kohore prej 03.03 deri më 15.02 janë regjistruar edhe 8 persona që kanë humbur jetën, si pasojë e koronavirusit. Gjithashtu në 24 orët e fundit 1.059 të infektuar janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë , numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 290.915, i të shëruarve në 273.243, të vdekurve në 8.851, kurse momentalisht numri i rasteve aktive rezulton në 8.821.