Ariz Saiti – Biseda imagjinare e Nënës me djalin!

Biseda imagjinare e Nënës me djalin!

Djali im! Kjo është një letër nga nëna juaj ,kam turp të shkruaj, pas pasigurisë dhe një pritje të gjatë e mora lapsin disa herë, por lotët më shqetësuan. Lotët e mia u ndalën disa herë, por zemra ime nuk më lejoi. O biri im! Pas një kohe të gjatë shoh që ju jeni rritur, jeni pjekur dhe po i koordinoni gjërat mirë. Kam një të drejtë, të paktën të them ta lexosh këtë letër, dhe më vonë, nëse dëshiron, ta grisish ashtu siç bëre me zemrën time,grise!
O biri im! disa vite më parë, ishte një ditë shumë e lumtur për mua kur mjeku më tha që isha shtatzënë. Nënat janë të vetëdijshme për kuptimin e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë dhe gëzimit me fillimin e ankthit dhe shumë ndryshime në trup. Pas kësaj, ju mbajta në stomak për 9 muaj, u ngrita me vështirësi, kam fjetur me vështirësi, kam ngrënë dhe kam marrë frymë me vështirësi dhe përveç kësaj, asnjëherë nuk e mendoj se është zvogëluar dashurinë ime për ty. Përkundrazi, dita-ditës rriteshte gjithnjë e më shumë dhe mezi po prisja të të shikoja.
O biri im, me vështirësi pas vështirësisë, dhimbje pas dhimbjes, u gëzova për lëvizjet tuaja (në stomakun tim), u gëzova për rritjen e peshës tuaj trupore që nuk ishte e rëndë për mua. Ishte një mundim i gjatë, dhe më vonë vjen ajo natë kur unë as nuk i mbylla sytë. Unë kisha një dhimbje kaq të madhe sa asnjë laps nuk mund ta shkruajë dhe as fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë.

Disa herë u përballa me vdekjen ballë për ballë, dhe pastaj linde ti,britma juaj u përzie me gëzimin tim dhe largoi dhimbjet e mia.
Djali im! Vitet kaluan dhe unë ju mbajta në krahë, ju lava me duar, ju mbajta në krahët e mi, ju dhashë qumështin tim, u lodha duke ju mbajtur tërë ditën,por të gjitha i bëja me gëzim.
Unë isha e lumtur të shikoja buzëqeshjen tënde me gëzim, unë mezi prisja nga ju që të më kërkoni diçka, në mënyrë që të mund t’ju jepja me gjithë zemër, dhe kjo ishte kulmi i kënaqësisë për mua. Ditët dhe netët kaluan, dhe unë vazhdova në këtë gjendje, një infermiere e lumtur, një shërbëtore e zellshme, derisa u rrite dhe u bëre burr.
Erdhi dita kur u martove dhe zemra ime u copëtua, lotë gëzimi rrodhën për jetën tuaj të re, por mërzitesha për largimin tuaj. Kanë kaluar ditë të vështira ,ditët kalojnë dhe unë nuk ju shoh, nuk dëgjoj zërin tuaj. A thua ju e urrenit një person që ju trajtonte mirë.
O biri im! Unë thjesht po kërkoj pak. Më kujtoni, të paktën në një paralele me miqtë tuaj, vendosmëni edhe mua në listën tuaj mujore,vetëm për t’ju ndëgjuar pak.
Djali im! Jam dobësuar, jam lodhur nga vuajtja dhe sëmundja më ka rënë, sumundja e cila quhet”Mërzia”unë ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi dhe përsëri zemra ime mbjell dashuri për ju.
Me mall,nëna juaj e cila ju don përgjithmonë!