Një shpërthim i luftës së mundshme në Ukrainë do të ketë impakt të fuqishëm në rajonin tonë, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe atë ekonomik. Këto janë vlerësimet e ekspertëve që kontaktuam lidhur me rreziqet e mundshme të efekteve anësore në Maqedoni si pasojë e luftës eventuale NATO-Rusi, shkruan Alsat.
Eksperti i sigurisë Lubomir Gjurqevski tha se në kohën kur konfliktohen fuqitë e mëdha, më së shumti e pësojnë të vegjlit, siç është edhe shteti ynë. Meqë jemi anëtare e NATO-s përcaktimi tani është i qartë.
“Ne shtetet e vogla që kemi ekonomi të dobëta as që mund e as që kemi resurse, vetëm mund të japim resurse njerëzore, përkatësisht të bëhemi mish për top. Aty kush do të përfshihet, ushtarët e paguar që e kanë obligim të shkojnë në front, do të ketë dezertime, do të paraqiten shumë probleme mbi supet tona”, u shpreh Lubomir Gjurqevski, Ekspert i sigurisë.
Nga ana tjetër, ndikimet ushtarako-politike do të pasojnë nga përshkallëzimi i krizës ekonomike në vendin tonë. Meqenëse kjo luftë eventuale, sipas analistit Mersel Bilalli, mund të ketë impakt në negociatat e Bullgarisë me Maqedoninë, e njëjta situatë nuk mund të ketë precedentë të negociatave të Kosovës me Serbinë. Ai tha se tampon zona në Detin e Zi është afër vendit tonë, efektet do ti ndiejmë.
“Objektivisht do të kemi një paralizim të furnizimit me gaz por edhe me naftë të Evropës që nënkupton me automatizëm edhe Maqedonisë. Për fat të keq do at pësojmë në aspektin energjetik ku do të reflektohet në të gjitha fushat pasi çdo segment i jetës është i lidhur për burimet natyrore të energjisë”, deklaroi Mersel Bilalli, Analist.
Sipas konstatimeve të analistëve pas kësaj gatishmërie për luftë, qëndron interesi i gazit natyror që Rusia furnizon Evropën përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrainë. Tani që gazsjellësi ri “Nord Sream 2” është gati për lëshim përmes Detit Baltik nga Ruisa Direkt në Gjermani, SHBA kundërshton kategorikisht me pretekstin se Evropa do të jetë e varur nga Rusia në fushën e energensave. Këto janë përmbledhjet e ekspertëve që e shohin gjeopolitikën e ndikimeve të fuqive botërore ekonomike ndaj palëve të tjera.