KSI: Nxënësit do të vazhdojnë të mbajnë maska në shkollë

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se masa për mbajtjen e maskave në shkollat nuk është diskutuar aspak në seancën e sotme.

“Qëndrimi i OBSH-së dhe të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve është se hapësirat e mbyllura, pra edhe në shkolla, nga mosha 6 vjeare e mbi, duhet të mbajë maskë”, kanë thënë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Ata shtojnë se rekomandimet dhe protokollet për ndjekje të mësimit me prezencë fizike janë të vendosur në bazë të këtyre qëndrimeve.

Në lidhje me skriningun e nxënësve, nga Komsioni kanë thënë se nevojitet pajtueshmëri e prindërve.

“Vlerësojmë se metodologjia e skriningut do të jetë më ndryshe dhe me dinamikë tjetër, kështu që do të nevojiten numër më i vogël i testimeve të cilët do të tregojnë se çfarë është gjendja aktuale në shkollat. Së shpejti kjo metodologji do të vërtetohet dhe do t’i kemi rezultatet e sakta”, u shpreh doktor Mehmedoviq.