Maqedonia vjet më së shumti ka bërë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën

Në vitin 2021 në Maqedoni janë eksportuar gjithsej 426.638 miliardë denarë ose 6.923 miliardë euro që është për 19.7% për qind më shumë se viti 20202.

Vlera e mallrave të importuara është 594.02 miliardë denarë ose 9.938 miliardë euro, përkatësisht 26.8 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, deficiti tregtar në vitin 2021 është 167.38 miliarë denarë, ose 2.716 miliardë denarë, kurse mbulimi i importeve me eksporte është 71.8%.

Në raport thuhet se Maqedonia vjet më së shumti ka bërë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën.