Minsitrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska është optimiste se sot në mbledhjen e Këshillit socio-ekonomik do të arrihet një zgjidhje e kapshme për të gjithë partnerët social.
Trençevska thot se kërkesa e Lidhjes së Sindikatave të cilën e mbështesin edhe sindikatat e tjera është reale sepse është në pajtim me harxhimet dhe shportën konsumatorë.
“Besoj se në mbledhjen e Këshillit socio-ekonomik, propozimi do të pranohet nga të gjithë partnerët social. Kur kemi dialog konstruktiv në Këshillin socio-ekonomik, gjithmonë arrijmë deri tek një zgjidhje e cila është më e mira për të gjitha palët”, theksoi Trençevska.
Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet menjëherë në 18 mijë denarë, ndërsa sipas llogarive të punëdhënësve aj do të duhej të jetë 16 300 denarë.