Komisioni Rregullator për Energjetikës, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,54 % në raport me vendimin e datës 31.1.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë/litër.
Nga data 8.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,537 (denarë/kilogram)