Të gjitha vaksinat e disponueshme me teknologjinë mRNA janë aktualisht vetëm me injeksion.
Derisa ka shumë arsye logjike për të injektuar vaksina, kjo mund të paraqesë një pengesë për njerëzit me fobi nga një formë e tillë.
Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një grup studiuesish amerikanë kanë zhvilluar një pilulë mRNA që mund të gëlltitet.
Përveç hapjes së rrugës për vaksinat që gëlltiten të mRNA-së kundër COVID-19, ata thonë se zbulimi i tyre mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e çrregullimeve gastrointestinale – dhe jo vetëm.
Studiuesit, të cilët janë me bazë në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts (MIT), SHBA, kishin zhvilluar më parë një pilulë që mund të vendoste barna të forta në mukozën e stomakut të njerëzve.
Tani, ata kanë qenë në gjendje të tregojnë se e njëjta pilulë mund të shpërndajë ARN dhe ADN.
Ata i kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën Matter.
“Acidet nukleike, në veçanti ARN, mund të jenë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj degradimit veçanërisht në traktin tretës”, thotë bashkëautori dhe gastroenterologu Dr Giovanni Traverso.
“Kapërcimi i kësaj sfide hap qasje të shumta ndaj terapisë, duke përfshirë vaksinimin e mundshëm përmes rrugës orale”.