Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n tha se Rusia është parnteri ynë tregtar, megjithatë vendimet për vendin do të merren në nivel të NATO-s.
“Ne mund t’i shikojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në dy mënyra. Së pari, Rusia është partneri ynë tregtar, me të cilin ne shkëmbejmë produkte dhe shërbime të caktuara. Por aspekti tjetër është se ne jemi anëtare të NATO-s. Ne respektojmë plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe si anëtare e NATO-s jemi pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të mbrojtjes në botë dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në përputhje me vendimet e marra në nivel NATO”, deklaroi Kovaçevski.