Orteku i borës iu merr jetën katër personave në Austri

Një ortek i borës në alpet austriake në afërsi të kufirit me Zvicrën, ka lënë të vdekur katër persona, ndërsa një person është i zhdukur.

Orteku ra në afërsi të qytetit Spiss në provincën e Tyrolit.

Kohët e fundit ka pasur reshje të mëdha të dëborës në këtë zonë dhe më herët të premten, mediat austriake raportuan për një ortek tjetër në një zonë tjetër të Tyrolit.