A janë njerëzit të sigurt nga duart dhe gjuha jonë?
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të zbatojmë këto parime të mbrojtjes. Sepse sot përveç se cenohet vëllai në fe dhe komb, nuk i njihet dhe nuk respektohet e drejta edhe e vëllait të lindur. Vëllai dëmton vëllanë.
Bota islame,por edhe tek ne po kthehet në një vend ku është e pamundur të shihet besnikëri, ndershmëri, besim, bujari dhe modesti, si në shoqëri ashtu edhe në jetën private.
Jetojmë në një kohë kur gënjeshtra, zilia, egoizmi, dërdëllitja dhe mashtrimi janë të përhapura. Në kohën kur rritet numri i atyre që nuk e marrin parasysh hallallin dhe haramin në fitime dhe që nuk mendojnë për ahiretin dhe llogarinë.
Në kohën e sodit, sofrat tona janë të ngritura për ata që kanë vërtet nevojë, dhe janë të hapura për të pasurit, politikanët dhe ata nga të cilët kemi interes. Edhe iftaret në Ramazan kthehen në darka biznesi.
Çdo njëri nga ne duhet të hapë krahët dhe zemrën.
Duart dhe zemra mund të hapen vetëm nëse janë të pastra. Prandaj thuhet se musliman është ai njeri nga duart dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë njerëzit e tjerë. A janë njerëzit të sigurt sot nga duart dhe gjuhët tona? A është i sigurt fqinji, miku, i afërmi ynë? Shkurt, në çfarë niveli është dinjiteti ynë si musliman? A jemi në kontroll të pasioneve tona apo kemi filluar t’i konsiderojmë normale mëkatet më të shëmtuara?
E lusim Allahun e Plotfuqishëm që të na lejojë që ta fitojmë furnizimin tonë në rrugë hallall, ta shpenzojmë atë në të lejuara dhe të largohemi nga israfi (shpërdorimi) dhe lakmia.