Në dy ditët e fundit janë evidentuar mbi 14,400 të shëruar nga COVID 19 në mbarë vendin. Shifra kaq të larta nuk ka pasur asnjëherë gjatë pandemisë, shkruan Alsat.
Mesatarja e të shëruarve në baza ditore ka qenë 480 të shëruar, sipas të dhënave zyrtare.
Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në javën e fundit, si të shëruar gjithsej janë regjistruar mbi 17,600 pacientë.
Të Martën 7,170 të shëruar
Të Hënën 7.273 të shëruar
Të Shtunën 553 të shëruar
Të Premten 747 të shëruar
Të Enjten 1,420 të shëruar
Të Mërkurën 486 të shëruar
Nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive thonë se lëvizja drastike e këtyre shifrave nuk ndryshon gjendjen epidemiologjike në vend. Sipas kreut të ri të KSI-së Aleksandar Petliçkovski shërimi i këtyre pacientëve është evidentuar sipas metodologjisë së re të shëruarve nga 10 në 7 ditë, përkatësisht nga 20 ditë në 10 ditë për pacientët me simptome të theksuara të variantit të fundit omicron.
“Këtu ka ndikim vendimi i ri për uljen e kohës së izolimit, më parë ishte 10 ditë për ata pa simptome dhe 20 ditë për pacientët me simptome, numër i madh i këtyre rasteve janë përfshirë nga algoritmi i ri në 7 ditë, përkatësisht 10 ditë. Rritja është si rezultat i pacientëve me metodologjinë e re dhe të vjetër”, tha sot Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI-së.
Megjithëse variant i fundit Omikron është shumë herë më shpërndarës se mutacionet e tjera, ai nuk shkakton pasqyrë të rëndë klinike dhe bazuar në këtë Infektologët parashikojnë se Omikron jep sinjale pozitive për fundin e pandemisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit. Epidemiologët po ashtu parashikojnë që pandemia të kalojë në endemi, dhe Covid19 të bëhet sikur gripi stinor, ndërsa vaksina kundër virusit korona të bëhet vaksinë e cila do të duhet të merret çdo vit për mbrojtje kundër infektimit.