Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po përgatiten për kremtimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, njoftoi sot kryeministri bullgar Kiril Petkov.

Ai në Kuvendin Popullor të Bullgarisë tha se Kovaçevski ka deklaruar se nuk sheh problem në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pa dhënë afate konkrete.

“Çdo shtatë ditë organizohet datë për mbledhje”, tha Kiril Petkov, duke shtuar se i gëzohet faktit që edhe Komisioni Historik do të ketë tri takime në muajt e ardhshëm.

Petkov në raportimin e tij para deputetëve bullgar shtoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është në pozitën e kryeministrit vetëm 8 ditë, ndërsa nga këto, 4 ditë i ka kaluar me Qeverinë bullgare dhe ka shprehur dëshirën që të ketë rezultate për çështjen me Bullgarinë.