Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut për TV21 ka bërë të ditur se në Stamboll nuk ka asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut që gjendet në rrezik si pasojë e motit të ligë.
“Ju bëjmë me dije se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek me kujdes situatën lidhur me motin e keq në Republikën e Turqisë, përmes Ambasadës në kryeqytetin turk, Ankara, si dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga përfaqësitë tona diplomatike e konsullore, nuk është regjistruar asnjë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut i rrezikuar në Turqi”, thanë nga MPJ-ja.
Me këtë rast, nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve të RMB-së që ndodhen në Turqi, nëse kanë nevojë për ndihmë t’i kontaktojnë në PDK-të tona, në numrat e telefonit në vijim:
+90 539 456 97 10, +90 536 351 43 07, +90 537 061 44 49(Ambasada në Ankara);
ose +90 545 614 97 77 +90 212 251 22 33 (KP në Stamboll).
Mund të drejtoheni edhe në numrin e telefonit kujdestar të Ministrisë, +389 75 273 732 dhe në e-mail adresën në vijim: globalsos@mfa.gov.mk.