Pfizer dhe BioNTech fillojnë testimin klinik të vaksinës kundër Omicronit

Pfizer dhe BioNtech kanë filluar një testim klinik për vaksinën e tyre specifike kundër Omicronit, njoftuan ata të martën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, studimi do të vlerësojë vaksinën për sigurinë, efikasitetin dhe nivelin e përgjigjes imune, si një seri primare dhe një doze përforcuese, deri në 1,420 të rritur të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç.

Studimi është i ndarë në tre grupe;

Pjesëmarrësit në grupin e parë kanë marrë dy doza të vaksinës aktuale të Pfizer të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një ose dy doza të vaksinës specifike të Omicron;

Pjesëmarrësit në grupin e dytë janë ata që kanë marrë tre doza të vaksinës aktuale Pfizer të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një dozë të vaksinës aktuale Pfizer ose të asaj specifike të Omicron;

Pjesëmarrësit në grupin e tretë nuk kanë marrë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Ata do të marrin doza të vaksinës specifike të Omicronit.