Qeveria e re mori detyrën. I gjithë kabineti qeveritar zbatoi pranim-dorëzimin. I pari ish kryeministri Zoran Zaev i dorëzoi detyrën Dimitar Kovaçevskit, shkruan Alsat.
Ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në mënyrë procedurale priti në kabinet ministrin e ri, Bekim Sali ndërsa paraprakisht përmes një video mesazhi tregoi për punën e tij të deritanishme.
Ish ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq me të dorëzuar detyrën tek Nikolla Tupançevski, u nis për në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ku detyrën ia dorëzoi zëvendëskryeministri i deritanishëm, Nikolla Dimitrov.
Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski detyrën e mori në terren, në takim me prodhuesit e duhanit. Në përshkimin e aktivitetit të tij të parë si ministër, Nikollovski tha se me bujqit do të jetë çdo ditë në terren për t’i plotësuar nevojat e tyre.
Pranim-dorëzimin e realizuan edhe ministrat tjerë, përveç Fatmir Bytyqit si zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Oliver Spasovskit si ministër i Brendshëm dhe ministrave të BDI-së, përjashtim Jeton Shalqirit i cili do të jetë ministër i Arsimit.
Kabineti i ardhshëm qeveritar do të numërojë 21 pozicione, nga të cilat tre zëvendëskryeministra, 17 ministra, në mesin e tyre një ministër pa resor.
Kryeministër | Dimitar Kovaçevski |
Zëvendëskryeministre për Luftë kundër Korrupsionit | Sllavica Gërkovska |
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike | Fatmir Bytyqi |
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane | Bojan Mariçiq |
Ministër i Punëve të Brendshme | Oliver Spasovski |
Ministër i Punëve të Jashtëm | Bujar Osmani |
Ministre e Mbrojtjes | Sllavjanka Petrovska |
Ministër i Financave | Fatmir Besimi |
Ministër i Drejtësisë | Nikolla Tupançevski |
Ministër i Sistemit Politik | Artan Grubi (zëvendëskryeministër) |
Ministre e Kulturës | Bisera Kostadinovska Stojçevska |
Ministër i Shëndetësisë | Bekim Sali |
Ministër i Bujqësisë | Lupço Nikollovski |
Ministre e Punës dhe Politikës Sociale | Jovana Trençevska |
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve | Bllagoj Boçvarski |
Ministër i Ekonomisë | Kreshnik Bekteshi |
Ministër i Arsimit dhe Shkencës | Jeton Shaqiri |
Ministër i Ekologjisë | Naser Nuredini |
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës | Admirim Haliti |
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale | Goran Milevski |
Ministër pa resor-përgjegjës për Diasporën | Xhemail Çupi |