Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, ministra dhe deputetë kanë marrë pjesë në manifestimin në sheshin Skenderbeu në Shkup me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 40 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, si dhe 40 vjetorin e LPK-së.
“Sot, si rezultat i atij organizimi, në kontinuitet që nga Adem Demaçi, Rifat Berisha dhe Fazli Grajçevci, u arrit që ne sot t’i jetësojmë ato ideale, t’i përparojmë ato ideale, që vendi ynë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët me dinjitet të angazhohen si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Kauza e atëhershme dhe e sotme është që popujt të jetojnë në fqinjësi të mirë, të barabartë dhe të prosperuar në të gjitha fushat. Andaj, për ne kjo kauzë është e pandashme dhe për këtë kauzë angazhohemi tërësisht”, tha mes tjerash Ahmeti.