Autoritetet sllovene kanë çaktivizuar me sukses një bombë të Luftës së Dytë Botërore të gjetur në fillim të kësaj jave në Maribor.
Sipas agjencisë STA, një pjesë e qytetit të dytë më të madh slloven duhej të evakuohej rreth orës 13:30, kur sirenat sinjalizuan fundin e rrezikut.
Në aksion morën pjesë rreth 150 anëtarë të ekipeve të ndryshme në fushën e mbrojtjes civile, shpëtimit dhe sigurisë, tha kreu i Mbrojtjes Civile të Mariborit, Samo Robiq.
Gjithashtu, siç thuhet, është kryer me sukses evakuimi i rreth 130 banorëve nga zona prej 300 metrash rreth zonës.
Në fillim të kësaj jave, një bombë e Luftës së Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë, u gjet në një kantier ndërtimi në Maribor dhe nuk shpërtheu.
Policia ka rrethuar zonën ku u gjet bomba paraprake dhe në vendngjarje shkoi një ekip për asgjësimin e bombave.
Drejtoria e Policisë në Maribor u bëri thirrje mediave që për arsye sigurie të qëndrojnë larg vendit ku është gjetur bomba dhe të mos ndërhyjnë në punën e ekspertëve.
Maribori, qyteti i dytë më i madh në Slloveni, është një nga qytetet më të bombarduara në ish-Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore.