Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në Kuvend paralajmëroi se paga minimale do të vazhdojë të rritet, gjë që do të kontribuojë në rritjen edhe të pagës mesatare.
“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë si dhe rritja e pagës mesatare. Në gjysmën e parë të vitit 2022 do të inicojmë dhe përfundojmë dialogun ekonomik dhe social për të përcaktuar metodologjinë e re për llogaritjen dhe rritjen e nivelit të pagës minimale”, tha Kovaçevski.
Krahas rritjes së pagave, shtoi Kovaçevski, politikat e Qeverisë së re do të fokusohen edhe në uljen e shkallës së papunësisë, e cila parashikohet të arrijë në 11.4 për qind në vitin 2024, gjegjësisht të jetë njëshifrore, 8.6 për qind deri në fund të vitit 2026.