Varianti i Kovid 19, Omikron mund të infektojë gjysmën e evropianëve, parashikon OBSH-ja. Në Evropë në javën e parë të vitit janë konfirmuar 7 milionë raste të reja. Me këtë dinamikë, parashihet se më shumë se 50% e popullatës në Evropë do të infektohet me Omikron në gjashtë deri shtatë javët e ardhshme.
Madje, ky variant, sipas zyrtarëve të OBSH-së, tani po përhapet në Ballkan.
Kjo, sipas mediave të huaja, është thënë nga Dr. Hans Kluge para gazetarëve gjatë një konference për shtyp ku vuri në pah se Omicron “përfaqëson një valë të re baticore nga perëndimi në lindje” që përfshin 53 vendet që monitoron OBSH Europe.
“Deri më 10 janar, 26 vende raportojnë se mbi një për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID-19 çdo javë”, citohet të ketë thënë Kluge.
Ndryshe, të dhënat e deritanishme kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit ose varianti Delta.
Fjalimi i Kluge vjen vetëm pak ditë pasi shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Ghebreyesus Adhanom, paralajmëroi kundër përshkrimit të Omicron si “të butë”, duke theksuar se “ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëzit në spital dhe po vret njerëz”.