Rreth 2 milion qytetarë në Itali janë të infektuar me Covid

Në njëzet e katër orët e fundit në Itali janë regjistruar 155 659 raste me koronavirus dhe 157 viktima. Janë kryer gjithsej 993.201 testime, 15.7% prej të cilave kanë rezultuar pozitive. Në repartet e terapisë intensive në vend janë 1595 pacientë me Covid-19, ndërsa në shtretër të thjeshtë 15647. Aktualisht numri i personave pozitivë me virusin në Itali është 1,943,979.

Komisioneri i posaçëm përgjegjës për trajtimin e pandemisë, gjenerali Francesco Filiouolo megjithatë theksoi se situata është përmirësuar në krahasim me janarin e 2021. “Vitin e kaluar, kishim pothuajse dy herë më shumë shtrime në repartet e kujdesit intensiv në repartet e spitaleve.  Është rezultat i mbrojtjes që ofrojnë vaksinat, e cila zgjat të paktën katër muaj ,” tha Filiuolo. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se deri më tani janë administruar gati 23 milionë doza përforcuese.

Shkollat ​​do të rihapen në Itali nesër pas festave të Krishtlindjeve. Përjashtimet e vetme janë Siçilia me një shtyrje tre-ditore  dhe zona e Napolit, e cila ka njoftuar se do t’i mbajë shkollat ​​e mesme të mbyllura deri në fund të muajit. Qeveria e kryeministrit italian Mario Draghi, megjithatë, njoftoi se do të apelojë kundër këtij vendimi.