Policia shpëton 9 persona që u zhdukën në Kodrën e Diellit

Sot diku rreth orës 10:00, dy tetovarë të moshës 15 dhe 19 vjeç, në SPB Tetovë kanë denoncuar se për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e diellit në afërsi të ski liftit të ri, ku janë ngjitur për skijim, kanë humbur orientimin dhe më pas nuk e kanë ditur se ku gjenden saktësisht. Policia nga stacioni policor i Kodrës së Diellit dhe ekipe nga “Elem Turs” menjëherë kanë ndërmarr masat dhe kanë gjetur dy tetovarët, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova, të cilët gjithashtu kishin humbur në atë terren. 9 personat e zhdukur të moshës prej 15 deri në 45 vjet, rreth orës 12:30 minuta janë kthyer shëndosh e mirë.