Herët në mëngjes, në magjistralen Shtip- ShënNikollë, një vozitës 25-vjeçar ka thyer rekordin e shpejtësisë së kapur me matës digjital. Edhe pse në atë pjesë të rrugës shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 130 km në orë, shoferi i ri ka vozitur me 224 km/orë.
Policët rrugor arritën ta ndalojnë dhe t’i vendosin gjobë. Deri në Vitin e Ri, rekordi i vendosur nga matësit e policisë ishte 210 km/orë.
Shoferi i shpejtë i cili ka “fluturuar” nga Shtipi për në Shën Nikollë është njëri nga gjithsej 407 vozitës të cilët kanë lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar dhe kanë shkelur normat e sigurisë për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, njoftoi MPB.
“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.01.2022), ka kryer kontrolle të përforcuara aksionare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, si dhe janë sanksionuar 407 drejtues mjetesh”.
“Prej tyre, 86 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dhe 26 mjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 119 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 288 në vend të banuar”, njoftuan nga MPB.