Spasovski: Sukses serioz i MPB-së për vitin 2021, ishte lufta kundër tregtisë së drogës

Sukses serioz i MPB-së për vitin 2021 në luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës, ka ndërprerë 16 dërgesa ndërkombëtare të marihuanës dhe kanabisit, me rezultate të shkëlqyera në konfiskimin e narkotikëve në vlerë gjithsej 15 milionë euro, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nga viti 2017 e tutje, shkruan Spasovski, udhëheqja e MPB-së në mënyrë strategjike ka ndërmarr qëndrim të pakompromis për luftim serioz dhe parandalim të këtyre dukurive.

“Në vitin 2022 prioritet kryesor mbetet reagimi efikas dhe i koordinuar, dhe me rezultatin përfundimtar lufta e suksesshme kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit, terrorizmit, krimit kibernetik”, shkroi Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.