E papritura e një fluturimi nga Londra për në Kosta Rika
Një aeroplan i British Airways që fluturonte për në Kosta Rika javën e kaluar, u godit nga një copë akulli që ra nga një aeroplan tjetër, pak mbi të, dhe për pasojë theu xhamin e përparmën, atë të pilotimit.
Gjithçka ndodhi në një fluturim nga Gatwick i Londrës për në Kosta Rika.
Kur akulli theu xhamin para pilotëve, Boeing 777 po fluturonte në pothuajse 11 mijë metra mbi nivelin e detit, ndërsa avioni nga i cili ra akulli fluturonte rreth 300 metra më lart.
Shanset që akulli të thyejë xhamin e kabinës vlerësohet në një në një milion.
Pavarësisht gjithçkaje, pilotët arritën të uleshin në San Jose, kryeqyteti i Kosta Rikës, por pasagjerët që duhej të ktheheshin në Britaninë e Madhe nga Kosta Rika dhe të zbarkonin në Londër në prag të Krishtlindjeve, kishin probleme reale.
Për shkak të riparimeve që do të bëheshin, rreth 200 pasagjerë duhej të prisnin një avion zëvendësues, por pasi përpjekja për të devijuar aeroplanin nga Xhamajka dështoi, ata duhej të kalonin një natë shtesë në një hotel në aeroport.
Ata u nisën për në Londër vetëm dje, 50 orë pas nisjes së planifikuar.