Qendra Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, në vitin e kaluar, duke u përballur me sfidën e paraqitur nga pandemia e COVID 19, si rezultat i vendndodhjes së mirë, masave dhe aktiviteteve të marra shënoi rezultate domethënëse.
Gjatë kontrollit të pasagjerëve, sipas rekomandimeve të Qeverisë, janë lëshuar gjithsej 1.572 deklarata dhe urdhra për persona për izolim, si dhe janë zbuluar 24 autorë të cilët kanë dorëzuar 20 teste PCR të falsifikuara dhe 4 vërtetime të falsifikuara për vaksinim.
Në kryerjen e detyrave Policia kufitare i kushtoni vëmendje të veçantë zbulimit dhe parandalimit të krimit ndërkufitar dhe migracionit të paligjshëm. Janë gjetur dhe sekuestruar 273 kilogramë marihuanë, si dhe një sasi e madhe mallrash të akcizës dhe mallra të tjera të ndryshme që ishin objekt i tregtisë së paligjshme.
Në zonën e emigracionit, gjatë kalimit të paligjshëm janë zbuluar dhe parandaluar 128 persona, shumica shtetas shqiptarë, ndërsa 26 persona janë migrantë nga India, Siria, Pakistani, Maroku.
Për të gjitha aktivitetet e paligjshme të identifikuara, Qendra Rajonale për Punë Kufitare Perëndim ndërmerr masat e duhura ligjore. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami