Një natë të qetë me një serenadë Strugane!
Dallga fluskë të më hedhi
Nuk vdes zemra e djalosharit
Gjilpërë e rrjetit të peshkatarit
Legjendë yjesh e ëndërrimtarit
Serenadë e netëve të strugarit…
Aty vdes dhe ngjallet jeta përsëri
Herë e qetë e herë e egër si veri
Por si valët e liqenit kur kan stuhi
Përplasen, hidhen, kjo ka rëndësi…
Dallgët e bregut fluska hedhin
Mbi zallishtë imët ato i derdhin
Belhollat shtegut kur të bredhin
Si gur të çmuar të më mbledhin…
Poeti Strugan(I.A)
2021/ Dhjetor