ME PRIT PO VI
Sot po sonte u deha nga poezia
të lash vetëm me vetminë dashuria ime
më fal gjysma ime,vërtet më fal
jam me Dritëroin e ky djall kall mall!
Sot po sonte u piva nga poezia
këtu ka vargje,këtu ka fjalë me shpirt
po përsëri mendja më rri te dashuria
prandaj gjysma ime më prit!
Sot po sonte më çmendi poezia
ç’do ind,ç’do qelizë e çdo varg më tund
zjarr i pa shuar je ti,është dashuria
marr mallin për dore e kësaj nate i jap fund!