Regjistrohen 119 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 2.324 teste të kryera, 119 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-87, Kumanovë-4, Prilep-3, Manastir-7, Kavadar-6, Ohër-1, Shtip-1, Strumicë-1, Koçanë-1, Strugë-1, Sveti Nikollë-2, Kriva Pallankë-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2 dhe Demir Kapi-1 rast.

Ndërkohë instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 257 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe 3 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.