Mbi dy mijë fluturime janë anuluar nga kompanitë ajore në botë në vigjilje të Krishtlindjes, prej tyre qindra udhëtime në Amerikë.
Këto anulime kanë ardhur si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus, më saktësisht të variantit Omicron.
Të enjten, gjiganti i linjave ajrore, United Airlines, ka thënë që i ka anuluar disa fluturime për shkak të Omikronit.
“Rritja mbarëkombëtare e rasteve të Omikronit këtë javë ka pasur një impact direct në ekipet tona të fluturimit dhe njerëzve që i kryejnë operacionet tona”, kanë thënë nga United Airlines sipas CNN-it.