Një ditë pas ngjarjes që ndodhi në gjimnazin “Ibrahim Temo”-Strugë, nxënësit dolën në protestë para gjykatës në Strugë.
Disa nga thirrjet e nxënësve të Strugës në këtë protestë ishin: “Duam të edukohemi, jo të abuzohemi”, “Roli i profesorit, për të edukuar apo për të abuzuar”, “Si të mbajmë ne lapsat, kur profesori mban armë të ftohta”, etj.