Pendarovski: Qeveria e re të merret me hallet e qytetarëve

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij vjetor theksoi se Qeveria e re duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve që ndërlidhen me pandeminë, gjendjen ekonomike si dhe krizën energjetike.

“Pres që qeveria e re të merret me problemet e qytetarëve që kanë të bëjnë me pandeminë, me ekonominë dhe krizën energjetike”, tha Pendarovski.

Ndërkohë sa u përket proceseve euro-integruese ai u shpreh se ato edhe më tej mbeten pa alternativë, por gjithsesi tha se kanë një çmim.

“Nëse ai çmim do të thotë të heqim dorë nga identiteti ynë, unë nuk shoh ndonjë politikan këtu që do të dëshironte të shesë popullin e tij, për këmbim të integrimit evropian”, tha Pendarovski.