Sot në sallën e Këshillit komunal Strugë u mbajt Debat Publik për Propozim – Buxhetin për vitin 2022

💰 Sot në sallën e Këshillit komunal Strugë u mbajt Debat Publik për Propozim – Buxhetin për vitin 2022, me qëllim të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në pushtetin local.
Ftesës iu përgjigjën qytetarë struganë, nga sektorë të ndryshëm, si bashkësitë lokale, pjesmarrës nga sektori civil, të rinj nga OJQ-të dhe nga shkollat e mesme, e të tjerë.

➡️ Pjesmarrësit kishin mundësinë të prezantojnë problemet me të cilat ballafaqohen në përditshmëri si dhe propozim për aktivitete e projekte të reja në qytet për përmirësimin e kushteve të jetesës. Të gjitha idetë dhe propozimet e dhëna do të merren parasysh, gjithmonë për një Strugë më të mirë dhe një komunë më transparente!
➡️ Sektori për çështje financiare sqaroi se buxheti është përgatitur në bazë të të dhënave të mbledhura nga të gjithë sektorët dhe drejtoritë komunale, ndërmarrjet publike, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe nga kopshtet.

💰 Денеска во салата на Советот на општина Струга се одржа Јавна расправа за Предлог – Буџетот за 2022 година, со цел да се зголеми транспарентноста и директното вклучување на граѓаните во процесот на одлучување во локалната самоуправа.
На поканата одговорија граѓани на Струга, од различни сектори, како месни заедници, учесници од граѓанскиот сектор, млади од невладини организации, средни училишта и други.

➡️ Учесниците имаа можност да ги претстават проблемите со кои секојдневно се соочуваат како и предлог за нови активности и проекти во градот за подобрување на условите за живот. Сите дадени идеи и предлози ќе бидат разгледани, секогаш за подобра Струга и потранспарентна општина!
➡️ Од Финансискиот сектор појаснуваат дека буџетот е изготвен врз основа на податоците собрани од сите сектори и општински дирекции, јавни претпријатија, основни и средни училишта, како и градинки.