Tiranë, nënshkruhen marrëveshjet në kuadër të takimit “Open Balkan”

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë janë nënshkruar marrëveshjet shumëpalëshe dhe dypalëshe në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, përcjell TV21. Marrëveshjet janë nënshkruar nga liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe nga përfaqësuesit e institucioneve nga këta shtete.

Është nënshkruar marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja për bashkëpunim në veterinë, sigurinë e ushqimit, ushqimin e kafshëve dhe zonën fitosanitare të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri (AEOS).

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit të autorizuar ekonomik – siguri (AEOS).