Regjistrohen 190 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik se në 24 orët e fundit: Janë kryer 2592 analiza dhe janë regjistruar 190 raste të reja me KOVID-19.

Shkupi – 101, Prilepi – 12, Manastiri – 10, Velesi dhe Strumicë – 8 nga 8, Kavadari, Kumanova dhe Ohri – 7, Resnja – 6, Shtipi – 4, Gjevgjelia, Demir Hisari dhe Negotino – 3, Bogdanci, Dellçeva, Kërçova dhe Probishtipi – nga 2, Dibra, Koçani dhe Kriva Pallanka – 1.

Janë regjistruar 193 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 78, Kavadari – 20, Manastiri – 18, Prilepi – 14, Kumanova – 12, Ohri – 10, Veles – 7, Dellçeva – 5, Shtip, Gjevgjeli dhe Kratovë – nga 4, Struga, Negotino, Probishtip dhe Makedonski Brod – nga 2, Tetova, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Berovë, Vinicë, Bogdanci, Krushevë dhe Dojran – nga një.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 të vdekur: 3 të vdekur nga Shkupi (46,58 dhe 89), 2 të vdekur nga Prilepi (73 dhe 80) dhe Ohri (59 dhe 88), nga një i vdekur nga Berova ( 53), Strumicë (65), Manastir (80), Kavadar (80), Kumanovë (83), Resnjë (88) dhe Kërçovë (91). Nga të raportuarit, 13 vdiqën në spital dhe një në shtëpi.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.521.642 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.285, numri i të shëruarve është 207.948, numri i të vdekurve është 7.815, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.522.